Bota

25-vjetori i çlirimit të Kosovës, NATO: Misioni jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë pa dallim

Misioni i NATO-s thekson se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në linjë me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

12 Qershor 2024, 17:14 Nga N.F
25-vjetori i çlirimit të Kosovës, NATO: Misioni jonë
Foto ilustruese

KOSOVË- NATO përmes një postimi në faqen zyrtare ka reaguar në lidhje me 25 vjetorin e ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë. Misioni i NATO-s thekson se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në linjë me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

“Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagim.

Hyrja e trupave ndërkombëtare e bëri të mundur kthimin e mbi 800,000 refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda territorit të Kosovës në shtëpitë e tyre, të cilët ishin detyruar të braktisnin vatrat e tyre në kohën e konfliktit dhe ishin strehuar në kampe emergjence në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Përveç kësaj, tërheqja e forcave ushtarake dhe policore serbe çoi në largimin e një numri të konsiderueshëm të serbëve nga territori i Kosovës.

Intervenimi i NATO-s erdhi si një zgjidhje e fundit pas përpjekjeve të shumta diplomatike dhe konferencave ndërkombëtare si ajo e Rambujesë dhe e Parisit, ku përpjekjet për një marrëveshje paqeje u refuzuan nga Serbia, duke mos arritur të ndalte dhunën në Kosovë. Konflikti i viteve 1998-99 shënoi humbjen e më shumë se 13,000 jetëve njerëzore dhe zhdukjen e më shumë se 6,000 personave.

25-vjetori i clirimit te kosoves nato

Sondazh

Poll