12 Qershor 2024, 14:53
Nga M.B
Fëmijët palestinezë kërkojnë nëpër rrënojat e shtëpisë së tyre një ditë pas një operacioni nga forcat izraelite në kampin Nuseirat, në Rripin e Gazës më 9 qershor 2024.
LINDJE E MESME- Si Izraeli, ashtu edhe grupet e armatosura palestineze në Rripin e Gazës kanë kryer krime lufte që prej fillimit të saj më 7 tetor të vitit të kaluar, sipas një raporti të Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, më 12 qershor. Krimet e luftës të Izraelit përfshijnë urinë e popullsisë si një mjet lufte, sulme të qëllimshme ndaj civilëve dhe objekteve civile, dhunë seksuale, tortura dhe trajtim çnjerëzor, thuhet në raport. Komisioni rendit sulmet ndaj civilëve, torturën, trajtim çnjerëzor dhe mizor dhe marrjen e pengjeve si krime lufte të kryera nga shtatë grupe të armatosura palestineze, më së shumti nga Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
"Është e domosdoshme që të gjithë ata që kanë kryer krime të mbahen përgjegjës”, tha kryetarja e Komisionit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Navi Pillay.
Pillay i bëri thirrje Izraelit që t'i japë fund aksionit të tij ushtarak në Rripin e Gazës. Ajo bëri thirrje gjithashtu që të ndalen sulmet nga grupet e armatosura palestineze dhe për lirim të të gjitha pengjeve.
"Marrja e pengjeve përbën një krim lufte", tha Pillay.
Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve. Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi të hënën një rezolutë për ta mbështetur propozimin e Shteteve të Bashkuara, me 14 vota për dhe asnjë kundër. Rusia abstenoi. Propozimi i presidentit amerikan Joe Biden përfshin tri faza për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.
Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara“ të Gazës, disa pengje të moshuar dhe gra do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.
Në fazën e dytë, do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste. Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre./REL
okb
Bota
12 Qershor 2024, 14:36
E. D
Hunter Biden dhe Joe Biden
Presidenti amerikan, Joe Biden, përqafoi të birin, Hunter Biden, pasi u shpall fajtorë për tre akuza dhe m&e...
Bota
12 Qershor 2024, 14:22
M.B
Presidenti francez Emmanuel Macron
PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron u kërkoi sot partive rivale në të dyja anët e qend...
Bota
12 Qershor 2024, 14:22
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia njoftoi pjesëmarrjen e ushtarëve dhe marinarëve nga sektori ushtarak verior i Leningradit, i cili kufizohet me N...
Bota
12 Qershor 2024, 14:15
N.F
Trump
SHBA- Donald Trump shënoi një fitore të vogël në çështjen e tij federale të dokumenteve të klasif...
Bota
12 Qershor 2024, 13:56
M.B
Akropoli
GREQIA- Greqia mbylli zonën e lashtë turistike të Akropolit, pezulloi shkollat dhe vendosi mjekë në të gji...
Bota
12 Qershor 2024, 13:53
E. D
pamje nga vendngjarja
SPANJË- Moti i keq ka përfshirë Spanjën duke shkaktuar edhe proleme në aeroport. Siç raportohet qindr...
Bota
12 Qershor 2024, 13:55
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
PRIZREN- Me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës ditën e sotme është përuruar o...
Bota
12 Qershor 2024, 13:44
E. D
vladimir putin
RUSI- Një gjeneral rus në pension ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes të vendit për furnizimin e trupave pjesë...
Bota
12 Qershor 2024, 13:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njer&e...
Bota
12 Qershor 2024, 13:40
E. D
foto ilustruese
HAMAS- Grupi Hezbollah i Libanit ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën p...