Bota

Hezbollahu lëshon disa raketa në drejtim të veriut të Izraelit

Sulmi hakmarrës erdhi ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte në rajon për të nxitur një propozim armëpushimi në Gazë, i cili s’ka marrë përkrahjen e plotë nga Izraeli apo Hamasi.

12 Qershor 2024, 13:40 Nga E. D
Hezbollahu lëshon disa raketa në drejtim të veriut të
foto ilustruese

HAMAS- Grupi Hezbollah i Libanit ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën për tu hakmarrë për vrasjen e një komandanti të lartë, duke përshkallëzuar më tej tensionet rajonale. Sulmi hakmarrës erdhi ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ishte në rajon për të nxitur një propozim armëpushimi në Gazë, i cili s’ka marrë përkrahjen e plotë nga Izraeli apo Hamasi.

Gjithashtu Hamasi paraqiti përgjigjen e parë zyrtare të martën vonë, duke kërkuar amendamente në marrëveshje. Hezbollahu, një aleat i Hamasit i mbështetur nga Irani, ka shkëmbyer zjarr me Izraelin pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës 8-mujore Izrael-Hamas dhe thotë se do të ndalet vetëm nëse ka një armëpushim në Gaza. Kjo ka shtuar frikën për një zjarr edhe më shkatërrues rajonal. Konsiderohet te jetë një nga sulmet më të mëdha i Hezbollahut që nga fillimi i luftimeve.

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll