Bota

VIDEO/ Moti i keq përfshinë Spanjën, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në pistat e aeroportit “Palma de Mallorca”

Siç raportohet qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” në Spanjë janë vonuar apo janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë.

12 Qershor 2024, 13:53 Nga E. D
VIDEO/ Moti i keq përfshinë Spanjën, reshjet e shiut
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Moti i keq ka përfshirë Spanjën duke shkaktuar edhe proleme në aeroport. Siç raportohet qindra fluturime në aeroportin “Palma de Mallorca” në Spanjë janë vonuar apo janë anuluar si pasojë e stuhisë së fortë. Gjithashtu pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë avionët e përmbytura. Autoritetet përkatëse njoftuan se vetëm për të martën 100 nga më shumë se 900 fluturimet të planifikuara, duke përfshirë shumë fluturime për apo edhe nga Gatwick , Luton dhe Bristol, ishin prekur nga stuhia.

“Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”, thuhet në faqen e internetit. 

Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte. Një tjetër tregonte pasagjerët brenda terminalit duke u përpjekur të mbuloheshin pasi uji rridhte nga tavani.

moti i keq ne spanje bllokohet aeroporti

Sondazh

Poll