12 Qershor 2024, 13:44
Nga E. D
vladimir putin
RUSI- Një gjeneral rus në pension ka kritikuar ministrinë e mbrojtjes të vendit për furnizimin e trupave pjesëmarrëse në luftën në Ukrainë me uniforma të cilësisë së dobët. Vërejtjet u bënë nga zëvendëskryetari i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës së Shtetit Rus, Vladimir Shamanov, një ish-komandant i përgjithshëm i trupave ajrore ruse, në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit.
Kritikat publike ndaj ushtrisë së presidentit Vladimir Putin janë të rralla, duke pasur parasysh se parlamenti rus miratoi legjislacionin në mars të vitit 2022 që vendosi dënime me burg deri në 15 vjet për përhapjen e qëllimshme të lajmeve të rreme për ushtrinë e vendit. Kremlini e ka përdorur ligjin për të goditur ata që shmangen nga narrativa e Putinit për luftën, madje ka akuzuar dhe burgosur ushtarakët e vet për diskreditim të forcave të armatosura të vendit.
Shamanov drejtoi trupat ajrore ruse nga maji 2009 deri në tetor 2016 dhe u bë kryetar i Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore pasi la atë pozicion. Duke iu drejtuar Dumës së Shtetit, Shamanov e krahasoi ushtrinë ruse me një detashment partizan, duke pretenduar se ushtarët rusë po detyrohen të “vishen vet” pasi uniformat ushtarake të ofruara janë të një cilësie kaq të dobët.
“Cilësia e uniformave që sillen dhe jepen thjesht nuk i nënshtrohet asnjë vlerësimi”, citohet të ketë thënë gjeneralkoloneli në pension.
Raportet për mungesën e pajisjeve brenda ushtrisë ruse filluan të qarkullojnë vetëm disa javë pas fillimit të luftës, në maj 2022. Disa ushtarakë që folën për gazetën e pavarur në internet “The Moscow Times” në kushte anonimiteti thanë se atyre nuk po u jepeshin sende bazë si këpucë, parzmore, fasho dhe pretenduan se duhej të blinin pajisje duke përdorur paratë e tyre. Madje, në nëntor 2022, ushtria e Ukrainës pretendoi se rekrutëve rusë të dislokuar në vijën e frontit u jepeshin uniformat e trupave të vdekur.
vladimir putin
Bota
12 Qershor 2024, 13:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Duhani, alkooli, ushqimet ultra të përpunuara (UPF) dhe lëndët djegëse fosile vrasin 2.7 milionë njer&e...
Bota
12 Qershor 2024, 13:40
E. D
foto ilustruese
HAMAS- Grupi Hezbollah i Libanit ka lëshuar një breshëri raketash në veri të Izraelit të mërkurën p...
Bota
12 Qershor 2024, 13:34
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ne jetojmë në një botë ku financat drejtohen nga nevojat e kapitalit. Dhe sot, investitorët shohin njer&e...
Bota
12 Qershor 2024, 13:18
N.F
Foto
KOSOVË- Vjeshtë, 1998. Disa shqiptarë të Kosovës, të zhvendosur nga lufta, po bëheshin gati të...
Bota
12 Qershor 2024, 13:06
E. D
Lord George Roberson
KOSOVË- Ish- sekretari i NATO Lord George Roberson, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-s&eu...
Bota
12 Qershor 2024, 13:19
M.B
Jens Stoltenberg dhe Viktor Orban
BUDAPEST- Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është pajtuar se nuk do ta bllokojë p&e...
Bota
12 Qershor 2024, 12:55
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti për nder të çlirimit të Kosovës, ku po bëhet parakalimi i...
Bota
12 Qershor 2024, 12:42
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të çlirimit të Kosovës, ku do të bëhet pa...
Bota
12 Qershor 2024, 12:11
E. D
Jeff Hovenier,
KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një videoje ka uruar për Ditën e &Cce...
Bota
12 Qershor 2024, 11:56
E. D
foto ilustruese
KUVAJ- Një zjarr që ka shpërthyer të mërkurën në një ndërtesë ku po q&eum...