Bota

"Jam president, por edhe baba"/ Biden pasi djali i tij u shpall fajtor: Jemi krenarë për njeriun që ai është sot

Biden tha gjithashtu se do të respektojë vendimin që mund ta çojë djalin e tij në burg.

12 Qershor 2024, 14:36 Nga E. D
"Jam president, por edhe baba"/ Biden pasi djali i tij u shpall
Hunter Biden dhe Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, përqafoi të birin, Hunter Biden, pasi u shpall fajtorë për tre akuza dhe më pas e la në dorë të drejtësisë. Biden tha gjithashtu se do të respektojë vendimin që mund ta çojë djalin e tij në burg.

“Unë jam president, por jam edhe baba. Jill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë krenarë për njeriun që ai është sot”, tha Biden. 

Presidenti amerikan shtoi se do të pranonte rezultatin e këtij rasti dhe… do të vazhdojë të respektojë procesin gjyqësor ndërsa Hunter do ta çojë çështjen në Apel. Biden më herët përjashtoi mundësinë e faljes së djalit të tij, që u bë fëmija i parë i një presidenti të SHBA në detyrë që përballet me ndjekje penale. Një juri me 12 anëtarë  e shpalli Hunter Biden  fajtor se kishte gënjyer për përdorimin e tij të drogës në një formular gjatë blerjes së një pistolete në vitin 2018.

Presidenti nuk ishte në gjykatë, por shumë anëtarë të familjes përfshirë zonjën e parë, Jill Biden ishin në godinën e drejtësisë për ta mbështetur. Procesi ndaj të birit erdhi në kohën kur Presidenti Biden bën fushatë për rizgjedhje në nëntor dhe më pak se dy javë pasi rivali i tij në zgjedhje, Donald Trump u dënua vetë për një krim në Nju Jork. Vendimi shkaktoi reagime të menjëhershme politike, duke përfshirë edhe nga republikanët në Kongres, të cilët kanë kaluar vite duke hetuar sjelljen dhe lidhjet e biznesit të Hunter Biden.

Stafi i fushatës së Donald Trup në një reagim tha se gjyqi nuk ishte asgjë më shumë se një shpërqendrim nga krimet e vërteta të Familjes së Krimeve Biden.  Ish-presidenti e ka përdorur shpesh këtë përshkrim, duke iu referuar akuzave për sjellje të pahijshme të bëra kundër presidentit dhe djalit të tij nga republikanët. Demokratët në Kongres akuzuan kolegët e tyre republikanë për hipokrizi dhe vlerësuan sistemin e drejtësisë amerikane. Ndërkohë anëtarë të jurisë që shpallën fajtor djalin e presidentit thanë se politika nuk ishte factor në vendimin e tyre. Hunter Biden rrezikon deri në 25 vjet burg, por ekspertët ligjorë thonë se ka shumë pak gjasa që dënimi përfundimtar të jetë kaq i lartë.

hunter biden joe biden

Sondazh

Poll