Bota

"Janë kryer krime kundër njerëzimit"/ Ish-sekretari i NATO Roberson: Mosveprimi do të lejonte spastrimin etnik nga Millosheviç

Roberson tha gjithashtu se janë kryer krime kundër njerëzimit.

12 Qershor 2024, 13:06 Nga E. D
"Janë kryer krime kundër njerëzimit"/ Ish-sekretari i
Lord George Roberson

KOSOVË- Ish- sekretari i NATO Lord George Roberson, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviç. Roberson tha gjithashtu se janë kryer krime kundër njerëzimit.

“Pas 78 ditë të bomardimeve, ne e pamë objektivitin tonë të plotësuar. Ushtria e Millosheviqit u largua, NATO hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi. Jam krenar për atë se çka bëmë atëherë, dhe krenar që jam sot këtu, në Kosovën multietnike dhe paqësore në zemër të Evropës. Festojmë çlirimin nga dhuna e tmerrshme dhe nga persekutimit. Unë vizitova një fshat ku u morën dhe u vranë shumë njerëz dhe kryen krim kundër njerëzimit, ajo që kam parë do të qëndrojë gjatë në memorien time. Unë isha sekretar i përgjithshëm i NATO-së, por nuk do lejoja që kjo të ndodhte asnjëherë”, tha ai.

lord george roberson

Sondazh

Poll