Bota

Kurti: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja dhe kurrë nuk ka qenë më e madhe e më e armatosur

Kurti gjithashtu theksoi se FSK-ja kurrë nuk ka qenë më mirë e trajnuar e shkolluar tek ushtritë e mikeve perëndimore.

12 Qershor 2024, 12:55 Nga E. D
Kurti: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i vendit, Albin Kurti për nder të çlirimit të Kosovës, ku po bëhet parakalimi i ushtrisë dhe i Policisë së Kosovës ka uruar qytetarët e vendit për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kurti gjithashtu theksoi se FSK-ja kurrë nuk ka qenë më mirë e trajnuar e shkolluar tek ushtritë e mikeve perëndimore. Ky është misioni i sa të mbrojë Kosovën dhe të avancohet drejtë miqve tanë për të mbrojtur paqen në rajon dhe në botë. 

“Qëndrojmë ne politikanë të zgjedhur ju, si për ditën e çlirimit ashtu edhe për ditën e lirisë. Përpara mes nesh jeni ju, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë e Policisë së Kosovës. Kadetë, ushtarë, oficerë  nën oficerë. Parakalimi juaj sot këtu na mbush me krenari dhe na jep ndjenja sigurie. Sot ritmi i hapave të juaja, i zhurmës së qizmeve që  keni mbathur na kthen në zemrat ton ritmet që ju shohim me kaq admirim.Këto armë të aq llojllojshme dhe kaq moderne shumë prej të cilave do të na tregoni sot për herë të parë janë zgjatime të duarve të juaja të fuqishme në gatishmërinë e juaj për të mbrojtur rendin dhe ligjin, kushtetutshmërinë sovranitetin  dhe dinjitetin e qytetarëve të saj. Ushtarë dhe policisë e mysafirë e miq që na jeni bashkuar, jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejtë të FSK-së.Kjo është arritur falë punës sonë shumëvjeçare e veçanërisht të tri viteve të fundit. Falë shtimit të buxhetit dhe rekrutimit të ushtarëve të rinj, të cilëve këtë vit iu bashkohen edhe 600 rekrutë të rinjë.Deri para pak kohës kishin armatim të lehtë personal, tani janë pajisur edhe me armatim të rëndë e deri me dronët ‘Bajraktar’. Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot dhe më mirë e armatosur e pajisur”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll