Bota

Hovenier për 25-vjetorin e çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë

Hovenier gjithashtu përmendi rolin e SHBA-së 25 vjet më parë për dhënien fund spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviç, ndërsa citoi edhe Presidentin Clinton.

12 Qershor 2024, 12:11 Nga E. D
Hovenier për 25-vjetorin e çlirimit: Përkushtimi i SHBA-së
Jeff Hovenier,

KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një videoje ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke u zotuar se vendi i tij do të jetë përkrah Kosovës gjithmonë. Hovenier gjithashtu përmendi rolin e SHBA-së 25 vjet më parë për dhënien fund spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviç, ndërsa citoi edhe Presidentin Clinton. Hovenier tha se porosia e presidentit Clinton është po aq e rëndësishme sot sa ishte 25 vjet më parë.

“25 vjet më parë, forcat e NATO-s mbërritën në Kosovë. Lidershipi i SHBA-së luajti rol jetik për të mundësuar këtë meqenëse ne, së bashku me aleatët tanë, i dhamë fund njëherë e përgjithmonë fushatës së tmerrshme të spastrimit etnik që regjimi i Millosheviç e kreu këtu në Kosovë. Por, gjithashtu kemi parë trimërinë e trupave tanë, vendosmërinë e demokracisë sonë, mirësinë e popullit tonë dhe guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës. Falë të gjitha këtyre veçorive, tani kemi një moment shprese dhe duhet ta përfundojmë punën dhe të ndërtojmë paqen. Fundi i citatit”, tha Hovenier.

jeff hovenier

Sondazh

Poll