Aktualitet

Vidhnin kabinat elekrike në Vlorë, arrestohen 2 persona me precedent penal (VD)

3 Dhjetor 2019, 09:27 Nga DOSJA
Vidhnin kabinat elekrike në Vlorë, arrestohen 2 persona me precedent

VLORË- Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen nga Policia se kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë qytet. Sipas njoftimit nga Policia bëhet me dije se ata kanë vjedhur kabinat elektrike të OSHEE, duke marë kabujt dhe kanë dëmtuar instalimet elektrike.

Në një njoftim për meidat nga blutë e Vlorës bëhet me dije se dy të arrestuairt vjedhjen efundit e kanë bërë gjatë ditës së djeshme.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni i koduar “Elektriku”. Shkatërrojnë rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike, Policia vë në pranga autorët. Specialistët e hetimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të kryera në qytet, kanë bërë dokumentimin e disa ngjarjeve, ku së fundmi ka rezultuar se mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së dhe janë dëmtuar instalimet elektrike.

Menjëherë pas hetimeve intensive, u bë identifikimi i autorëve nga Policia dhe kapja e arrestimi i tyre, konkretisht: F. J., 37 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje narkotikësh). E. S., 27 vjeç, me banim në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje).

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të mëtejshme Policia ka zbuluar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve dhe dëmtimeve të kabinave elektrike në qytetin e Vlorës, konkretisht si më poshtë:

Më datë 12.01.2019, në kabinën elektrike të lagjes “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një pjesë të kabllos elektrike.

Më datë 13.09.2019, në një kabinë elektrike të lagjes “Kushtrimi” dyshohet se kanë vjedhur 16 m kabllo elektrike.

Më datë 18.11.2019, në kabinën elektrike pranë “Halim Xhelos”, dyshohet se kanë vjedhur 5 m kabllo elektrike.

Më datë 25.11.2019, në kabinën elektrike të lagjes “11 Janari”, dyshohet se kanë vjedhur 6 m kabllo elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, të kryera në bashkëpunim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne vlore operacioni elektriku vjedhja e kabinave elektrike arrestohen 2 persona ne vlore operacioni elektriku vjedhja e kabinave elektrike

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 08:58

TIRANË-  Tre persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Policia dhe pritet ekstradimi i tyre. Sipas një njoftimi nga Policia të tr...