Aktualitet

Lajm i gëzueshëm/ Lind në Prizren foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit, lumturi në familjen Hoda

3 Dhjetor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Lajm i gëzueshëm/ Lind në Prizren foshnja e parë nga të

Kosovë– Lajme të mira më fund na vijnë për të prekurit nga tërmeti. Manushaqe Hoda nga Durrësi, nuk e kishte menduar kurrë që djalin do ta lindje në Prizren. Por ja që ndodhi kështu, pasi pas tërmetit të 26 nëntorit ajo u nis drejt Kosovës,  për tu strehuar në Parkun Inovativ.

Në këtë qytet ajo lindi edhe djalin e saj. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.

“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabël. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”” ka thënë ai për Gazetën Express.

Nga tërmeti që goditi vendin një javë më parë, pati 51 viktima, 913 të lënduar dhe 47 persona u shpëtuan. 22 të tjerë ndodhen për mjekim në spitalin e Traumës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet manushaqe hoda tragjedia e 26 nentorit 2019 manushaqe hoda tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll