Aktualitet

Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër/ Virion Graçi: Mik i imi, çfarë do i thoja po të më pyeste para se

3 Dhjetor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër/ Virion

Tiranë- Agron Tufa, Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka marrë një vendim për të dhe familjen e tij, duke u larguar nga Shqipëria.  Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër dhe mësohet se këtë veprim e ka bërë pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës.

Për këtë vendim të Tufës kanë filluar edhe reagimet në rrjet. Virion Graçi, shkrimtari, në një postim në Facebook shprehet se është ndjerë keq pas lajmit të largimit të mikut të tij.

“Ikja e tij do te kete ndjeshmeri, komente e gjykime te ndryshme ne opinionin shqiptar; mund te synohet minimizimi dhe keqinterpretimi nga dashakeqet e tij te palodhshem sikurse, nga ana tjeter, neve qe do te na mungoje fizikisht si mik, si koleg, si njeri i dalluar i letrave – do te na behet gjithmone e me e madhe mungesa e tij.”, shprehet ai ndër të tjera. 

Ai tregon se çfarë do i thoshte po ta pyeste para se të nisej. ” Por…. do te donim ta kishim ketu mes nesh, jo vetem me shkrime… Po te me pyeste para se te nisej per shtegetimin e tij te veshtire, te detyruar, do t’i thoshja: urrejtja bertet, dashuria jo, eshte e heshtur. Mos e mat rrugetimin e yllit tend me tingujt e mjere te urrejtjes qe kumbon mjerueshem… Degjoje heshtjen tone.”, shprehet ai.

Reagimi:

Me erdhi para disa oresh nje shenim i gjate shpjegimi, ndjese vellazerore e lamtumire nga miku im i hershem Agron Tufa… Bashke me familjen ndodhet ne nje qender azili politik ne Zvicer.
U ndjeva keq… Gati nje vit me i madh se une ne moshe ai erdhi ne fakultet 2-3 vjet pas meje, vonesa per shkaqe politike/biografike te asaj kohe…
E mbaj mend vendin dhe kohen kur kemi shkembyer fjalet e para, mu ne hyrje te filologjikut, ne krahun djathtas…
Ikja e tij do te kete ndjeshmeri, komente e gjykime te ndryshme ne opinionin shqiptar; mund te synohet minimizimi dhe keqinterpretimi nga dashakeqet e tij te palodhshem sikurse, nga ana tjeter, neve qe do te na mungoje fizikisht si mik, si koleg, si njeri i dalluar i letrave – do te na behet gjithmone e me e madhe mungesa e tij.
Shkrimtar e perkthyes i radhes se pare, kuvendar i kendshem e i perditesuar me zhvillimet kontinentale kulturore-letrare, Agroni terhiqte njerez, imponohej natyrshem, fuqishem.
Besoj se do te vazhdoje te jete i tille edhe ne vazhdim, ketu, verbalisht, te pakten.
Me ben te shpresoj per sa besoj e uroj me siper arsyeja qe me dha dikur, i porsa kthyer pergjithmone nga studimet dhe punesimi universitar ne Rusi, ‘Viri, kisha frike nga tëhuajëzimi gjuhësor…’
Sa mund te jete aktual ky rrezik qe Agroni dikur ia parandieu vetes, veshtire ta thuash. Nje dyzine me libra origjinale e po aq te tjere shqiperuar prej tij jane pasuri e madhe jo vetem vetjake….
Por…. do te donim ta kishim ketu mes nesh, jo vetem me shkrime…
Po te me pyeste para se te nisej per shtegetimin e tij te veshtire, te detyruar, do t’i thoshja: urrejtja bertet, dashuria jo, eshte e heshtur. Mos e mat rrugetimin e yllit tend me tingujt e mjere te urrejtjes qe kumbon mjerueshem… Degjoje heshtjen tone.

Përplasja me Brahon

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa kerkon azil ne zvicer virion graci agron tufa kerkon azil ne zvicer virion graci

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 08:58

TIRANË-  Tre persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga Policia dhe pritet ekstradimi i tyre. Sipas një njoftimi nga Policia të tr...