Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit/ Bashkia e Tiranës shemb godinën e shkollës së Pezës

3 Dhjetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Bashkia e Tiranës shemb godinën e

Tiranë- Bashkia e Tiranës ka shembur godinën e shkollës në Pezë të Tiranës, pasi u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimit të kësaj godine, kreu i bashkisë së Tiranës u shpreh se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri, qoftë kjo një ndërtim privat apo një objekt publik.

“Jemi në një situatë ku nuk do marrim asnjë risk në qytetin e Tiranës. Për të gjitha ndërtesat që janë certifikuar si të pabanueshme ose të papërdorshme, do të fillojmë procesin e prishjes, për t’i bërë më të reja dhe më të bukura. Rasti i parë është rasti i shkollës në Pezë, e cila në tërmetin e datës 21 shtator pati pak dëmtime, kurse në tërmetin e 26 nëntorit pati dëmtime në konstruksion. Është një shkollë 40-50 vjeçare, për 200 nxënës, por do ta bëjmë më të madhe, për 300 nxënës, do të shtojmë edhe palestrën”, tha Veliaj.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shembet shkolla në pezë tragjedia e 26 nentorit 2019 shembet shkolla në pezë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll