Aktualitet

Tym e flakë gjatë natës, digjen tre makina të parkuara poshtë pallatit në Yzberisht

3 Dhjetor 2019, 07:55 Nga DOSJA
Tym e flakë gjatë natës, digjen tre makina të parkuara

TIRANË- Parkimi i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se 3 makina janë djegur në parkim.

Ende nuk është zbardhur ngjarja, por deri tani mësohet se makinat kanë qenë të parkuara, e ndërsa nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Tymi i makinave ka shkaktuar shumë panik tek banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrëfikësen, të cilat kanë arritur që të shuajnë flakët.

Policia ka nisur hetimet, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të djegies së tre makinave. Po asht mësohet se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen tre makina policia tirane zjarr ne yzberisht digjen tre makina policia tirane zjarr ne yzberisht

Sondazh

Poll