Politike

“Përqafime 93 mijë anëtarët”/ 33 vjetori i krijimit të PS, Rama: Simpatizantët e zgjedhësit e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të Shqiptarisë

Gjithashtu ai ka uruar popullin e Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

12 Qershor 2024, 09:06 Nga M.B
“Përqafime 93 mijë anëtarët”/ 33 vjetori i
Foto nga postimi i Edi Ramës

TIRANA- Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh votuesve të Partisë Socialiste me rastin e 33 vjetorit të krijimit të kësaj force politike. Rama ka falenderuar, me anë të një postimi në rrjetet sociale, simpatizantët dhe zgjedhësit teksa shprehen se e kanë bërë Partisë Socialistë forcën më të madhe të Shqiptarisë.

Gjithashtu ai ka uruar popullin e Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“MIRËMËNGJES, me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

partia socialiste

Sondazh

Poll