Sport

Southgate tregon kushtin që i kanë vendosur: “Po nuk fituam Europianin…!”

Me shumë gjasa do të jetë një kampionat I vështirë ky për trajnerin e Anglisë, Southgate, i cili në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se do të japë dorëheqjen nga posti nëse anglezët nuk e fitojnë Europianin.

11 Qershor 2024, 22:24 Nga DOSJA
Southgate tregon kushtin që i kanë vendosur: “Po nuk fituam

ANGLI - Kampionati evropian i futbollit në Gjermani fillon të premten. Ndërkohë që  situata tek Anglia nuk është ndër më të mirat edhe pse janë ndër pretendentët kryesorë për të fituar trofeun.

Anglezët u mundën nga Islanda në ndeshjen përgatitore për EURO 2024, nag ana tjetër trajneri Gareth Southgate vendosi të mos ftojë një nga yjet e këtij brezil futbollistësh të Anglisë, Jack Grealish, i cili në kampionat ka qenë protasgonist me kampionët e Cityt, ky vendim i tij shkaktoi jo pak trazira në dhomën e zhveshjes, si dhe në opinionin publik.

Me shumë gjasa do të jetë një kampionat i vështirë ky për trajnerin e Anglisë, Southgate, i cili në një intervistë për mediat gjermane ka thënë se do të japë dorëheqjen nga posti nëse anglezët nuk e fitojnë Europianin.

"Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Ky mund të jetë shansi i fundit. Mendoj se gjysma e trajnerëve largohen pas turneut - kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar ," shpjegoi Southgate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll