Sport

Ibrahimovich merr frenat e Milanit, tregon projektin dhe trajnerin e ri!

Në rolin e tij të ri, Ibrahimovic është protagonist me Milanin që nga dhjetori, por si konsulent i Cardinales.

11 Qershor 2024, 22:16 Nga DOSJA
Ibrahimovich merr frenat e Milanit, tregon projektin dhe trajnerin e ri!

ITALI - Zlatan Ibrahimovic është gati të zbërthejë projektin e ri të Milanit. Ish-sulmuesi i njohur suedez, tashmë me rol drejtuesi te Milani, do të flasë për herë të parë që nga rikthimi i tij në klub me “maskën” e tij të re.

Në konferencën për shtypin të planifikuar për të enjten e 20 qershorit, në mëngjes, përveçse do të ilustrojë lëvizjet e ardhshme të klubit, pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri të “Djallit”, Paulo Fonseca. Në rolin e tij të ri, Ibrahimovic është protagonist me Milanin që nga dhjetori, por si konsulent i Cardinales.

Tifozët ende nuk e kanë të qartë se cilat janë funksionet e gjigantit suedez në klub. Në kursin e ri të klubit kuqezi, pas shkarkimit të Stefano Piolit, Zlatani do të marrë në dorë situatën, duke studiuar dhe projektuar të ardhmen.

Ibrahimovic do të flasë për detyrat e tij dhe projektin e Milanit, duke shfrytëzuar rastin për të zyrtarizuar trajnerin e ri kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll