Sport

“Biri i erës”, rekordmeni botëror Usain Bolt, këput tendinën e Akilit duke luajtur futboll

Dëmtim i rëndë për rekordmenin botëror në 100 dhe 200 metrave, Usain Bolt

11 Qershor 2024, 18:24 Nga DOSJA
“Biri i erës”, rekordmeni botëror Usain Bolt, këput

ANGLI - Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në botë, këputi tendinën e Akilit gjatë një ndeshje futbolli bamirësie në Londër. Xhamajkani, 37 vjeç, u dëmtua në pjesën e dytë të ndeshjes së ‘Soccer Aid’ të së dielës në stadiumin e Chelseat, ‘Stamford Bridge’ dhe u transportua me barelë.

“Tendini i Akilit është këputur, por tashmë dihet se unë jam një luftëtar”,- tha tetë herë kampioni olimpik dhe mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra në Instagram, duke postuar një foto që e tregon atë me paterica dhe të veshur me një mbajtëse mbrojtës.

Bolt ishte kapiten i 11-të të Kupës së Botës që humbi 6-3 nga Anglia. Në këtë ndeshje ishin në fushë ish-futbollistë dhe personazhe të njohur nga vende të ndryshme. Bolt ka konkurruar në këtë event që nga viti 2018, pas tërheqjes së tij nga pista. Ndeshja e së dielës mblodhi rreth 15 milionë paundë për Unicef, tha Sky TV.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2024, 14:43

Holanda bën thirrje për përforcime!...

HOLANDE - Pavarësisht ndeshjeve të suksesshme miqësore kundër Kanadasë (4-0) dhe Islandës (4-0), Holanda po përjeton disa mom...