Sport

Mo Salah refuzon zëvendësimin?! Ndërhyn Federata: “Absolutisht nuk është e vërtetë”

Insinuatat e para ishin se Fathi ishte kthyer në pankinë për shkak të refuzimit të Salah për t'u larguar nga fusha.

11 Qershor 2024, 16:53 Nga DOSJA
Mo Salah refuzon zëvendësimin?! Ndërhyn Federata:

EGJIPT - Mohamed Salah, anësori i djathtë i Liverpoolit, mori pjesë në të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit ndërkombëtare me kombëtaren e Egjiptit. ‘Faraonët’ u përballën me Burkina Fason dhe  Guinea-Bissau për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara.

Ylli i ‘Reds’ i lindur në vitin 1992, shënoi dje me një goditje të jashtëzakonshme për barazimin përfundimtar 1-1. Megjithatë, më vonë ai përfundoi në mes të një polemike. Shokët e skuadrës  Mostafa Fathi dhe Nasser Maher, po përgatiteshin për të hyrë në kohën shtesë, por vetëm ky i fundit hyri si zëvendësues.

Insinuatat e para ishin se Fathi ishte kthyer në pankinë për shkak të refuzimit të Salah për t'u larguar nga fusha. Por stuhia e thashethemeve të grumbulluara për këtë çështje kërkonte ndërhyrjen e niveleve të larta.

Një deklaratë zyrtare Federata Egjiptiane shpjegon si vijon: "Nuk është absolutisht e vërtetë që Mohamed Salah refuzoi të largohej nga fusha. Salah nuk ishte planifikuar që të zëvendësohej në radhë të parë, por Hossam Hassan (trajneri i ekipit kombëtar) ishte i kënaqur që vetëm Nasser Maherin arriti të hynte në lojë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2024, 14:43

Holanda bën thirrje për përforcime!...

HOLANDE - Pavarësisht ndeshjeve të suksesshme miqësore kundër Kanadasë (4-0) dhe Islandës (4-0), Holanda po përjeton disa mom...