Sport

Surpriza në avion, 50 ndeshje me Spanjën për yllin e Cityt: “Do ngjitemi në majë në Gjermani!”

Kapiteni Morata mori mikrofonin në avion për të bërë një njoftim të rëndësishëm: “Duhet të përgëzojmë legjendarin Rodri që ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren”, tha ai.

11 Qershor 2024, 20:08 Nga DOSJA
Surpriza në avion, 50 ndeshje me Spanjën për yllin e Cityt:

GJERMANI - Përveçse ishte ndeshja e fundit para tifozëve spanjollë para “Euro 2024”-ës, miqësorja kundër Irlandës së Veriut (5-1) ishte i veçantë për mesfushorin e “La Roja”-s, Rodrigo Hernández (Rodri).

Mesfushori i Mançester Sitit në Premier arriti shifrën e 50 ndeshjeve me kombëtaren spanjolle. Gjatë fluturimit për në Gjermani, ai u befasua nga shokët e skuadrës, trajneri Luis de la Fuente dhe zëvendës presidenti i federatës Alehandro Mansito. Kapiteni Morata mori mikrofonin në avion për të bërë një njoftim të rëndësishëm: “Duhet të përgëzojmë legjendarin Rodri që ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren”, tha ai.

Para evropianit të tij të dytë, Rodri ka pritshmëri të mëdha, por është i vetëdijshëm për vështirësinë: “Ky evropian është si ai mali që kërkon të ngjitesh. Duket larg, por hap pas hapi do të ngjitemi derisa ta arrijmë në majë”, u tha ai shokëve të ekipit.

Kujtojmë se Rodri bëri debutimin e tij me kombëtaren spanjolle më 23 mars 2018 kundër Gjermanisë, vend ku do të zhvillohet dhe “Euro 2024”-a. “Ajo ndeshje ka qenë realizimi i ëndrrës time të parë, tani po shoh për përmbushjen e të tjerave”, deklaroi Rodri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll