Sport

Calhanoglu: "A e kam emëruar Montellan si trajner? Nuk përzihem unë në këto çështje"

Lojtari i Interit iu përgjigj disa thashethemeve që qarkullonin në vendlindjen e tij

11 Qershor 2024, 16:28 Nga DOSJA
Calhanoglu: "A e kam emëruar Montellan si trajner? Nuk përzihem

TURQI - Eshtë një nga shtyllat themeluese të Interit me dy yje në gjoks. Një lojtar i vlerësuar nga Simone Inzaghi, si një rrotë drejtuese, kur Brozovic mungonte në mesfushën e zikaltërve, pjesërisht për shkak të ndalesave fizike dhe së fundi për shkak të transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr.

Një transferim, nga i cili sigurisht ka përfituar Hakan Calhanoglu, pasi mori çelësat e mesfushës së Interit dhe që nga ajo kohë nuk i ka lëshuar kurrë.

Si e re, mund të thuhet… Dhe nga ky ndryshim i madh në nivel pozicioni, sigurisht që ka përfituar edhe kombëtarja turke, të cilës ai i mban me krenari shiritin e kapitenit.

E pikërisht në lidhje me ekipin përfaqësues të Turqisë, lojtari i Interit iu përgjigj disa thashethemeve që qarkullonin në vendlindjen e tij, lidhur me përfshirjen e tij të mundshme në emërimin e Vincenzo Montella-s, si trajneri i ri teknik në vend të Stefan Kuntz.

Thashetheme të mohuara… I intervistuar nga mikrofonat e Kafa Sports, Hakan Calhanoglu komentoi thashethemet në lidhje me të si më poshtë:

"Thonë se e kam emëruar unë Montellan në krye të kombëtares, jam shumë i pikëlluar nga ky lajm. Nuk ndërhyj kurrë në këto çështje,- tha mesfushori zikaltër. - Në këtë pozicion unë kam vetëm një detyrë: të kujdesem për ekipin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Qershor 2024, 14:43

Holanda bën thirrje për përforcime!...

HOLANDE - Pavarësisht ndeshjeve të suksesshme miqësore kundër Kanadasë (4-0) dhe Islandës (4-0), Holanda po përjeton disa mom...