Politike

Turet politike me emigrantët, Rama: Do t'i vazhdojmë në shtator, do kemi takim dhe në SHBA

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama tha se turet me shqiptarët do të vazhdojnë në shtator në të dyja këto vendet.

11 Qershor 2024, 17:36 Nga I.A
Turet politike me emigrantët, Rama: Do t'i vazhdojmë në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se përse u shtynë 2 turet që kishte me emigrantët shqiptarë në Gjermani dhe Angli. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama tha se turet me shqiptarët do të vazhdojnë në shtator në të dyja këto vendet. Por theksoi se janë duke u përgatitur dhe një takim me emigrantët shqiptarë në SHBA. Po ashtu Rama tha se zgjedhjet në Angli si dhe ndeshja e kombëtares në Gjermani, janë arsyet e shtyrjes së këtyre dy takimeve. 

"Kemi zhvilluar dy takimet e para të trurit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë p[roblem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një një situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatierja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krjonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll