Politike

Asambleja e PS-së, Rama: Të miratojmë vendimin për Kongresin zgjedhor të PS

Gjatë mbledhjes së sotme online, Rama tha se ata janë të inkurajuar pasi ka pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë së PS-së.

11 Qershor 2024, 17:25 Nga I.A
Asambleja e PS-së, Rama: Të miratojmë vendimin për Kongresin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsyeja kryesore e mbledhjes së Asamblesë ditën e sotme është që të miratohen vendimet për Kongresin zgjedhor të PS-së që do të mbahet më 20 Korrik. Gjatë mbledhjes së sotme online, Rama tha se ata janë të inkurajuar pasi ka pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë së PS-së.

“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e kongresit të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti se në këtë proces kemi pasur një rritje të anëtarësisë aktive. Ndërkohë që kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatet e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkuar PS pas mbylljes së këtij regjistrimi. Nga 93 mijë anëtarë të regjistruar kemi pasur një proces me 79350 zgjedhës, pra rreth 78.6 e trupës së anëtarëve të regjistruar morën pjesë”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll