Politike

VIDEO/ Gjyqi për vulën e PD-së, Ivi Kaso: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt

Sipas kërkesës së Kasos, Apeli duhet të lërë në fuqi njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

11 Qershor 2024, 10:42 Nga I.A
VIDEO/ Gjyqi për vulën e PD-së, Ivi Kaso: Të mos pranohet
Ivi Kaso

TIRANË- Gjyqi për vulën e Partisë Demokratike ka nisur paraditen e sotme. Që në nisje të seancës gjysore në Gjykatën e Apelit, përfaqësuesi i Sali Berishës Ivi Kaso ka paraqitur një kërkesë që të mos pranohet ankimimi që Enkelejd Alibeaj i bëri vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri. Sipas kërkesës së Kasos, Apeli duhet të lërë në fuqi njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.

“Vlerësojmë që Gjykata e Lartë ka orientuar Apelin në argumentet e veta, me arsyen kryesore që Apeli s’ka kuptuar thelbin e çështjes, pra që kjo çështje bëhet pa praninë e palëve të tjera. Është shumë specifike sa i takon verifikimit të këtyre vendimmarrjeve, për aktet e një subjekti politik. Ligji thotë që duhet të jenë të kujdeshme, ka vetëm një palë dhe ankimimi bëhet po ashtu nga pala që ka vënë në lëvizje gjykatën. Alibeaj firmos një vendim me autorizim të kryetarit që jo vetëm ishte shkarkuar nga një kuvend, por dhe kishte dhënë dorëheqjen publikisht me datë 21 mars. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin si palë” tha Kaso.

 

Deri më tani, vula e PD-së ka krijuar një ndarje të demokratëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Kjo pasi shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën, si kreun e PD-së, ndërkohë që Basha ka në dorë vulën dhe logon e kësaj partie, duke e bërë të pamundur futjen në zgjedhje në një parti. 

Gjykata e Apelit do të vendos nëse do të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. Por nëse rrëzon këtë vendim, atëherë autmatikisht do të njihet si vendim, kongresi i 18 dhjetorit dhe Basha si kryetar i PD-së. 

ivi kaso gjyqi per vulen e pd

Sondazh

Poll