Politike

Mitsotakis takim me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri prezent përmes video-call nga burgu i Fierit

I zgjedhuri nga pala greke si anëtar i PE, Fredi Beleri mori pjesë në konferencë përmes videokamerës nga burgu i Fierit ku po qëndron aktualisht.

11 Qershor 2024, 11:04 Nga S.B
Mitsotakis takim me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri prezent përmes
pamje nga ngjarja

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është takuar në zyrën e tij me eurodeputetët të cilët do të përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. I zgjedhuri nga pala greke si anëtar i PE, Fredi Beleri mori pjesë në konferencë përmes videokamerës nga burgu i Fierit ku po qëndron aktualisht.

Dera e Kryeministrisë u hap në orën dhjetë të mëngjesit nga George Avtias, Elisa Vosemberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras, ndërsa Evangelos Meimarakis ashtu si Fredi Beleri u lidh online.

Pjesë e takimit ishin ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Tasos Hatzivasiliou. 

Beleri u rendit në vendin e katërt si kandidat në zgjedhje duke u bërë një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE.

fredi beleri kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll