Aktualitet

Gëlltiti kanabis në tentativë për ti shpëtuar Policisë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari në Pogradec

Bëhet me dije se teksa 33-vjeçari E.Gj ishte në lëvizje i është bërë me shenjë të ndalojë por ai ka kundërshtuar urdhrin e efektivit.

11 Qershor 2024, 13:20 Nga S.B
Gëlltiti kanabis në tentativë për ti shpëtuar
foto ilustruese

POGRADEC- Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar në Pogradec. Bëhet me dije se teksa 33-vjeçari E.Gj ishte në lëvizje i është bërë me shenjë të ndalojë por ai ka kundërshtuar urdhrin e efektivit.

Mësohet se gjatë tentativës për tju larguar policisë, 33-vjeçari ka gëlltitur një sasi të vogël kanabisi duke përfunduar për mjekim në spital.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

arrestim ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2024, 11:30 I.A

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët d...