Aktualitet

EMRI/ U kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese, arrestohet 47-vjeçari, autor i katër vjedhjeve të tjera në Kavajë

Mësohet se është arrestuar Armand Shefiti pasi u kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese.

11 Qershor 2024, 12:28 Nga S.B
EMRI/ U kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese,
foto ilustruese

KAVAJË- Kapet në flagrancë duke vjedhur një televizor 47-vjeçari në Kavajë. Mësohet se është arrestuar Armand Shefiti pasi u kap në flagrancë duke vjedhur televizorin e një banese.

Bëhet me dije se Shefiti gjatë periudhës maj-qershor 2024 ka qenë autor i katër vjedhjeve të tjera në lagjet e Kavajës. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari.     

47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.    

Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë. Vihet në pranga shtetasi Armand Shefiti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kavaje vjedhje

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2024, 11:30 I.A

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët d...