Aktualitet

Konferenca Europiane e INTERPOL në Tiranë, Balla: Vetëpastrimi i Policisë do të vijojë! Presidenti i organizatës: Bashkëpunimet, me rëndësi për sigurinë globale

Ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për të larguar nga radhët e saj të gjithë ata oficerë dhe punonjës të Policisë, të cilët kanë probleme me ligjin.

11 Qershor 2024, 11:14 Nga M.B
Konferenca Europiane e INTERPOL në Tiranë, Balla: Vetëpastrimi i
Taulant Balla dhe Ahmed Naser Al-Raisi

TIRANA- Në Konferencën Evropiane të Interpol, e cila po mbahet në Tiranë, ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha se Shqipëria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin për ekstradimet e kontigjentëve kriminalë. Balla tha se Policia e Shtetit ka patur ecuri pozitive në misionin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ai shtoi se po bëhet një punë e madhe për të larguar nga radhët e saj të gjithë ata oficerë dhe punonjës të Policisë, të cilët kanë probleme me ligjin.

“Shqipëria e gati për bashkëpunim për ekstradimet. Rezultatet që kemi arritur deri tani janë vetëm fillimi dhe këto e kanë çuar Policinë e Shtetit në institucionet më të besuara të vendit...

Duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhur, për të kapur dhe ndëshkuar korrupsionit bredha organizatës së policisë dhe për t’i sjellë para ligjit oficerët e policisë, pastaj kam vendosur të çojë përpara procesin e vetëpastrimit të policisë.Ky bashkim na bënë më të fortë”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Presidenti i INTERPOL, Ahmed Naser Al-Raisi tha se siguria globale mbetet prioritet. Ai shtoi se bashkëpunimet kundër luftës ndaj krimit janë shumë të rëndësishme dhe theksoi se mes INTERPOL dhe Europës ka një bashkëpunim të mirë.

“Kontributi i BE në projektet e INTERPOL është shumë i rëndësishëm. Rol kryesor ka edhe Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL. Komiteti ekzekutiv europian luan gjithashtu një rol të rëndësishëm dhe kontributet e tyre janë gjithashtu të rëndësishme. Këto bashkëpunime janë me rëndësi për sigurinë globale. INTEPORL ka qenë i aftë për të pasur mjetë të reja dhe zgjidhje të reja dhe për të forcuar aftësitë policore në 196 vende anëtare. Në 2023 INTEPORL me mbështetje të parnterëve europiane ka bërë progrese të rëndësishme. Janë konfiskuar 2.3 ton të drogërave ilegave”, tha ai.

interpol

Sondazh

Poll