Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, arrestohet 45-vjeçari në Berat

Mësohet se Fatjon Azizolli 45-vjeç, është dënuar nga Gjykata e Beratit me 4 muaj burg për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

11 Qershor 2024, 12:47 Nga S.B
EMRI/ I shpallur në kërkim për veprime në kundërshtim
foto ilustruese

BERAT- Arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim në Berat. Mësohet se Fatjon Azizolli 45-vjeç, është dënuar nga Gjykata e Beratit me 4 muaj burg për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Gjithashtu është arrestuar një 21-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar motomjetin pa patentë. Në gjendje të lirë është proceduar 32-vjeçari F.H pasi ka kanosur nënën e tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Fatjon Azizolli, 45 vjeç, banues në Berat, pasi me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat është dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Të njëjtat shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 32 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur dhe fyer nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa dokumentacion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

berat policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2024, 11:30 I.A

Credins bank, kryefjala e verës 2024!

Me Credins bank, vera e këtij viti duket se do të jetë stina më e bukur për të gjithë shqiptarët, të cilët d...