11 Qershor 2024, 10:49
Nga M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Ndue Prekës, më 9 qershorit në lagjen “Mark Lula”. Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili është Klodian Guraleci që mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi. Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka arritur që ta identifikojë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.
Dyshohet se mes tyre ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje. Menjëherë pas plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka rreth orës 22:30 të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci. Preka ndodhej në lagjen “Mark Lula” kur papritur dyshohet se autori i dyshuar Guraleci është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij disa me armë zjarri pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në këmbë 30-vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush.
I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.
“Nuk e di se kush më qëlloi. Nuk arrita që ta identifikoj sepse ishte errësirë dhe u largua me shpejtësi pasi më plagosi. Unë nuk kam ndonjë konflikt me persona të tjerë ndaj edhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë personi që më plagosi. Nuk kam patur probleme apo kërcënime të mëparshme ndaj edhe nuk e kam idenë përse më qëlluan”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.
plagosje në shkodër
Aktualitet
11 Qershor 2024, 10:22
M.B
Pallati i Kongreseve
TIRANA- Sot nis në Tiranë Konferenca Rajonale e INTERPOL për Europën. Konferenca është aktiviteti m...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 09:53
M.B
Eldi Dizdari
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin për seku...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 09:44
M.B
KLP
TIRANA- Mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nën drejtimin e kryetares së re Mirela Bogdani ka n...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 08:56
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar pasi është kthyer në shtëp...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 08:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
RRUGA E ARBRIT- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ku më...
Aktualitet
11 Qershor 2024, 07:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë territorin e vendit. Moti parashikohet të jet&e...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 22:53
I.A
TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm dyshohet se ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme. Mësohet se sipas raportimeve t&eum...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 22:50
I.A
Turistet
THETH- Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrug&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 22:45
I.A
Majlinda Perriu
ELBASAN- Ish-prefektja e Elbasanit, Majlinda Perriu, u ankua në emisionin Fiks Fare se është përjashtuar nga gara p&eum...
Aktualitet
10 Qershor 2024, 20:22
I.A
Arjan Balla
ANGLI- Një shqiptar është burgosur, më shumë se 17 vjet pasi dhunoi shefin e tij. Arjan Balla ndoqi dhe sulmoi bi...