Politike

 Sot Apeli merr vendimin, çfarë po ndodh brenda gjykatës për vulën e PD-së, kush janë të pranishmit

Pas më shumë se 3 vitesh përçarje mes demokratëve në lidhje me partinë, Apeli do të vendos së kujt i përket logoja dhe vula e PD-së, Sali Berishës apo Lulzim Bashës.

11 Qershor 2024, 10:31 Nga I.A
 Sot Apeli merr vendimin, çfarë po ndodh brenda gjykatës
Basha dhe Berisha

TIRANË- Gjykata e Apelit pritet të vendos ditën e sotme në lidhje me vulën e Partisë Demokratike. Pas më shumë se 3 vitesh përçarje mes demokratëve në lidhje me partinë, Apeli do të vendos së kujt i përket logoja dhe vula e PD-së, Sali Berishës apo Lulzim Bashës.

Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Ndërkohë që gjatë paraditës së sotme në Gjykatën e Apelit kanë shkuar një sërë deputetësh demokratë si dhe përfaqësuesit e dy palëve. Nga Partia Demokratike ka shkuar  Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërkohë që si përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso. Ndërsa nga pala e Bashës, përfaqësues ligjor janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Deri më tani, vula e PD-së ka krijuar një ndarje të demokratëve dhe mbështetësve të kësaj partie. Kjo pasi shumica e demokratëve mbështesin Sali Berishën, si kreun e PD-së, ndërkohë që Basha ka në dorë vulën dhe logon e kësaj partie, duke e bërë të pamundur futjen në zgjedhje në një parti. 

Gjykata e Apelit do të vendos nëse do të njoh vendimin e Shkallës së parë të gjyqtarit Agron Zhukri dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, që njeh Berishën si kryetarin legjitim të PD-së. Por nëse rrëzon këtë vendim, atëherë autmatikisht do të njihet si vendim, kongresi i 18 dhjetorit dhe Basha si kryetar i PD-së. 

lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll