Politike

Denoncimi i Dules: Rama ka drekuar me Belerin në Kryeministri

Dule ka publikuar një tjetër denoncim i cili përgënjeshtron deklaratat e Ramës se nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me Fredi Belerin si kryebashkiak, pasi kryeministri ka drekuar me Belerin në Kryeministri gjatë vitit 2020.

10 Qershor 2024, 22:59 Nga I.A
Denoncimi i Dules: Rama ka drekuar me Belerin në Kryeministri
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar se kryeministri Edi Rama se ka shtrëmbëruar qëllimisht deklaratat e tij gjatë fushatës së 14 majit 2023 në lidhje me helenizimin. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV, Dule ka publikuar një tjetër denoncim i cili përgënjeshtron deklaratat e Ramës se nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me Fredi Belerin si kryebashkiak, pasi kryeministri ka drekuar me Belerin në Kryeministri gjatë vitit 2020.

Dule: Vemi te Rama. Fillon me helenizimin pasi në portalet e veta kishte përkthyer qëllimisht shtrëmbër ‘helenizmin’ në helenizim, faktin e bëte proces dhe e përdor vetë në mënyrë të përsëritur. Ai nuk do të ulej me zotin Beleri dhe nuk donte që qytetarët e Himarës ta detyronin të ulej me zotin Beleri, në një kohë që zotin Beleri e kishte ftuar vetë ai në Kryeministri në vitin 2020 dhe ishte ulur për drekë me zotin Beleri në Kryeministri dhe në vitin 2023 u thoshte himariotëve të transportuar që mos më detyroni të ulem me atë njeri në tavolinë.

Peka: Beleri në Kryeministri? Kanë ngrënë drekë bashkë?

Dule: Po në vitin 2020, Beleri me një përfaqësi nga Himara ishin të ftuar të zotit Rama në Kryeministri...

vangjel dule

Sondazh

Poll