Sport

Kuqezinjtë stërvitjen nën shi… kjo nuk i pengoi tifozët e shumtë që ndoqën stërvitjen!

Kjo ishte seanca e dytë stërvitore e “kuqezinjve” në tokën gjermane, pasi paraditen e sotme Kombëtarja ishte në fushën e blertë, ku nisi me punën. I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te ndeshja e parë e Euro 2024, kundër Italisë që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

10 Qershor 2024, 18:20 Nga DOSJA
Kuqezinjtë stërvitjen nën shi… kjo nuk i pengoi

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare e futbolli zhvilloi pasditen e kësaj të hënë seancën e dytë stërvitore në Gjermani, në prag të nisjes së Kampionatit Europian, EURO2024.

Të pranishëm për të ndjekur nga afër përgatitjen e “kuqezinjve” në Dortmund ishin shumë tifozë, të cilët nuk u ndalën as nga shiu për të shfaqur në këtë formë mbështetjen e tyre për Kombëtaren. Hyrja e tifozëve për të ndjekur stërvitjen e kombëtares shqiptare këtë pasdite ishte e lirë.

Kjo ishte seanca e dytë stërvitore e “kuqezinjve” në tokën gjermane, pasi paraditen e sotme Kombëtarja ishte në fushën e blertë, ku nisi me punën. I gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te ndeshja e parë e Euro 2024, kundër Italisë që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

E më pas ndeshja ndaj Kroacisë më 19 qershor në Hamburg dhe përballë Spanjës më 24 qershor në Dusseldorf.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll