Sport

Sauditët, miliona në xhepat e trajnerit të Benzemas, si dëmshpërblim për shkarkimin

Marcelo Gallardo, trajneri i Al-Ittihad do të largohet nga klubi saudit, i cili do të duhet të paguajë një shumë të pabesueshme për t'u ndarë me argjentinasin dhe stafin e tij.

10 Qershor 2024, 16:24 Nga DOSJA
Sauditët, miliona në xhepat e trajnerit të Benzemas, si

ARABIA SAUDITE - Pas një sezoni shumë të komplikuar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, Marcelo Gallardo do të largohet nga Al-Ittihad. Klubi i Karim Benzemas përfundoi në vendin e pestë në kampionatin saudit, dyzet e dy pikë prapa kampionit Al-Hilal!

Sezoni u shënua gjithashtu nga tensionet mes ‘Topit të Artë’ të vitit 2022 dhe trajnerit të tij argjentinas, pasi francezi u bllokua në Mauritius për shkak të një cikloni. Prandaj aventura mes Gallardos dhe Al-Ittihad do të përfundojë me kaq, por klubi saudit do të duhet të paguajë një shumë mjaft astronomike.

Sipas kontratës me klubin deri në fund të qershorit 2025, Marcelo Gallardo do të largohet nga Al-Ittihad në ditët, madje edhe orët në vazhdim. Ky i fundit dhe stafi i tij duhet t'i kushtojnë jo më pak se 30 milionë euro klubit saudit, siç njofton Marca. Marrëveshja mes dy palëve tashmë duket e finalizuar, edhe nëse ende duhet të presim zyrtarizimin e klubit apo trajnerit argjentinas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll