Sport

Italia niset drejt Gjermanisë, Spalletti i “përgjigjet” kritikëve!

Spalletti refuzoi t’i kthejë një përgjigje portugezit, teksa theksoi se në ekipin e tij ka shumë cilësi dhe lojtarë të fortë siç është Calafiori.

10 Qershor 2024, 17:54 Nga DOSJA
Italia niset drejt Gjermanisë, Spalletti i “përgjigjet”

ITALI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti ka folur për mediat përpara nisjes së ekipit të tij drejt Gjermanisë, ku do të luhet EURO2024.

Gjatë prononcimit ai u pyet ndër të tjera për deklaratat e trajnerit të Fenerbahçe-s, Jose Mourinho, i cili pak ditë më parë u shpreh se Italia nuk ka talente dhe nuk mund të triumfojë në Kampionatin Europian, Gjermani 2024.

Spalletti refuzoi t’i kthejë një përgjigje portugezit, teksa theksoi se në ekipin e tij ka shumë cilësi dhe lojtarë të fortë siç është Calafiori.

“S’kam pse t’i përgjigjem. I bëj vetë vlerësimet dhe besoj se jemi objektivë. Italisë nuk i mungojnë kualitetet, kemi lojtarë të fortë siç është Calafiori”-deklaroi Luciano Spalletti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll