Sport

Drejtuesit e Milanit sot prap në Londër, kërkojnë me çdo kusht Armando Brojën!

Qëllimi i Milan-it është që ta afrojë sulmuesin 22-vjeçar me një çmim të favorshëm, duke e marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro në fund.

10 Qershor 2024, 18:16 Nga DOSJA
Drejtuesit e Milanit sot prap në Londër, kërkojnë me

ANGLI - Emri i Armando Brojës është një temë shumë e “nxehtë” e merkatos së verës te Milan. Mediet italiane bëjnë me dije se shefi i skautizmit të “Djallit”, Moncada ka zbarkuar në Londër me shumë mundësi për të diskutuar me Chelsea-n, klubin që ka në pronësi kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare, për këtë lëvizje, me Milan-n që e sheh Brojën si pasuesin ideal të Olivier Giroud.

Qëllimi i Milan-it është që ta afrojë sulmuesin 22-vjeçar me një çmim të favorshëm, duke e marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për rreth 20 milionë euro në fund.

Ky operacion pritet të jetë i vështirë për “Djallin”, pasi së fundi në garë për shqiptarin është përfshirë edhe Everton, me klubin anglez që raportohet se është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për Brojën.

Ndërkohë vetë Armando Broja ndodhet momentalisht në Gjermani me kombëtaren shqiptare, për ndeshjet e EURO2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll