Sport

Globe Soccer Awards/ Ylli Lamine Yamal krenohet me sukseset e tij të fundit…

Lojtari i ri tashmë ka në duart e tij trofeun e Globe Soccer Awards dhe dallimin e lojtarit më të mirë të LaLigës nën 23 vjeç.

10 Qershor 2024, 17:10 Nga DOSJA

Globe Soccer Awards/ Ylli Lamine Yamal krenohet me sukseset e tij të

SPANJE - Lamine Yamal ishte krenar këtë të hënë për Globe Soccer Awards dhe për zgjedhjen si lojtari më i mirë i La Ligës nën 23 vjeç. Më tej, anësori ka dashur të shprehë mirënjohjen e tij për këtë vlerësim, të cilën nuk ka mundur ta marrë personalisht më 28 maj.

"Është një nder që kam marrë çmimin e Globe Soccer Awards si “Talenti në zhvillim” 2024 në Evropë dhe “Lojtari më i mire” U-23 në La Liga. Unë dua të falënderoj të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë, familjen, shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin!" Shkruan në Instagram futbollisti i ri culé.

Globe Soccer Awards/ Ylli Lamine Yamal krenohet me sukseset e tij të

Lojtari i ri mori një çmim të dyfishtë në eventin e zhvilluar më 28 maj në Sardenjë. Elena Fort,  nënkryetare e institucionit, mori çmimin në emër të Lamine Yamal. Lojtari i ri mori çmimin si më i miri nën 23 vjeç në La Liga falë rekordeve si lojtari më i ri që ka shënuar në turneun e rregullt, për të arritur një dopietë apo për të shpërndarë një asistim.

Dhe nuk ishte çmimi i vetëm. Ai gjithashtu fitoi çmimet European Globe Soccer Awards, në kategorinë Emerging Player, duke mposhtur talentet e tjerë të rinj si Bellingham, Camavinga, Rico Lewis, Kobbie Mainoo, Jamal Musiala, João Neves, Cole Palmer, Warren Zaïre-Emery dhe Cubarsí.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll