Sport

Kujdes Juve! Arsenali kërkon Douglas Luiz, Aston Villa synon të paktën 50 milionë…

E vetmja gjë që i bën presion Villas janë objektivat e “Fair Play”-t financiar të Premier League, të cilat duhet të respektohen deri në afatin e 30 qershorit.

10 Qershor 2024, 14:42 Nga DOSJA
Kujdes Juve! Arsenali kërkon Douglas Luiz, Aston Villa synon të

ANGLI - Jo vetëm italianët janë të çmendur pas Douglas Luiz. Sipas asaj që raportohet nga  ‘Sunday Mirror’, Arsenali i Mikel Artetës është gjithashtu në gjurmët e mesfushorit të Aston Villas, i cili verboi skenën e futbollit botëror me një rezultat mahnitës.

Shifra të rënda. Dhjetë gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet me fanelën e Villas, shndërrimi në një element kyç të mesfushës së trajnerit Unai Emery dhe përmbyllja e kualifikimit për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një sezon i mrekullueshëm për lojtarin brazilian të lindur në '98, tek i cili Juventusi dhe Milani  kanë vënë syrin. Por, siç u përmend, nuk janë të vetmit.

“Topçinjtë” duan të forcojnë linjën e mesfushës për të provuar të triumfojnë në kampionat, pas një tjetër humbjeje nga Manchester City në fund të sezonit dhe Premier League u zhduk sa hap e mbyll sytë.

Por Aston Villa i ka vënë një çmim lojtarit që lexon 50 milionë paund (afërsisht 59 milionë euro) për të blerë Douglas Luiz. E vetmja variabël që i bën presion Villas janë objektivat e fitimit dhe qëndrueshmërisë së Premier League, të cilat duhet të respektohen deri në afatin e 30 qershorit.

Një problem që prek shumë klube angleze dhe që do të duhet të zgjidhet me shitjen e disa lojtarëve. Koha po mbaron dhe ndoshta ka një dritare që Arsenali të marrë një zbritje në koston e vendosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Douglas Luiz (@dgoficial)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll