Sport

Southgate: "Shaw? Një bast që mund të shpërblehet. Ja kur mund të luajë ai..."

"Për momentin mendojmë se ai mund të përfshihet në ndeshjen e dytë të grupit. Por ai ka bërë një punë të mirë”

10 Qershor 2024, 14:33 Nga DOSJA
Southgate: "Shaw? Një bast që mund të shpërblehet. Ja

ANGLI - Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, kishte vendosur ta përjashtojë Luke Shaw nga lista përfundimtare e të thirrurve për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani, mirëpo në 48 orët e fundit, ai ka rikthyer lojtarin në gjirin e “Tre Luanëve”, duke shpjeguar se kjo ishte tashmë e rrezikshme.

Pavarësisht se bëri debutimin e tij për “Tre Luanët” më shumë se një dekadë më parë, në mars 2014, Shaw ka bërë vetëm 31 ndeshje për vendin e tij deri më sot. Thyerja e dyfishtë e këmbës që pësoi vitin e kaluar me Manchester United luajti një rol të madh. Duke minuar dukshëm sezonin e tij të fundit me “Djajtë e Kuq”, si dhe me ekipin kombëtar.

Megjithatë, 28-vjeçari është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh për Euro2024. Duke treguar se sa të kufizuara janë opsionet e trajnerit të Anglisë në atë pozicion në fushë: "Është një rrezik i llogaritur,"- tha shefi i Anglisë, siç raportohet nga Mirror.

"Për momentin mendojmë se ai mund të përfshihet në ndeshjen e dytë të grupit. Por ai ka bërë një punë të mire, - vazhdoi ai, - duke operuar me shpejtësi të mira, kështu që po, mendoj se mund të bëjmë një bast. Dhe ky është një bast, ne kemi prova të mjaftueshme për të besuar se ai mund të shërbejë."

Në mungesë të Shaw për ndeshjen hapëse ndaj Serbisë, ndërkohë, do të jetë Kieran Trippier ai që do të luajë jashtë rolit. Siç u pa edhe në miqësoret kundër Bosnje-Hercegovinës dhe Islandës. Ndoshta Joe Gomez mund të veprojë edhe si zëvendësues.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll