Sport

VIDEO/ Endrick i mrekullueshëm, i jep fitoren Brazilit në fund dhe feston si Messi...

Një gol me kokë nga Endrick i lejoi Brazilit të fitonte kundër Meksikës (3-2), mëngjesin e së dielës, në një ndeshje përgatitore për Copa America. Sulmuesi i ardhshëm i Real Madridit nuk pushon së impresionuari.

9 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Endrick i mrekullueshëm, i jep fitoren Brazilit në fund dhe

SHBA - Brazili, i udhëhequr nga ylli i tij i ri 17-vjeçar, Endrick, që pritet te Real Madridi këtë verë, mundi Meksikën 3-2 të shtunën, në një ndeshje miqësore përgatitore për Copa America në College Station, të Shteteve të Bashkuara.

Trajneri i seleçaos, Dorival Junior, kishte futur në fushë një ekip të privuar nga disa nga lojtarët e tij të zakonshëm në fillim, por hyrjet e Endrick dhe Vinicius Junior i lejuan pesë herë kampionët e botës të rrëmbenin fitoren në sekondat e fundit të kohës së shtuar.

Brazilianët fillimisht kaluan në epërsi 1-0 përmes Andreas Pereira (5’) dhe Gabriel Martinelli (2-0, 54’). Meksikanët u rikthyen, fillimisht falë Julián Quiñones (2-1, 73’) më pas Guillermo Martínez, i cili mendoi se shmangu humbjen duke shënuar në minutën e dytë të kohës së shtuar (2-2, 90’+2).

Por Endrick doli në minutën e 96-të për t'i dhënë fitoren brazilianëve me një goditje me kokë nga një shërbim i Vinicius. I gëzuar për golin e tretë në pesë ndeshje, lojtari i Palmeiras, festoi duke hequr fanelën e tij me numrin 9 dhe duke ua treguar atë mbështetësve, stili i Lionel Messit.

Brazili do të luajë ndeshjen e fundit testuese të mërkurën kundër Shteteve të Bashkuara para fillimit të Copa America (20 qershor-14 korrik). Neymar, i cili bëri një operacion në gju në nëntor 2023 dhe është ende jashtë fushës, nuk do të jetë në udhëtim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll