Sport

Daniele de Rossi i dashuruar çmendurisht pas verdhekuqve: “Do të udhëtoja 10 orë me makinën për të mbështetur Romën time”

Trajneri i Romës është marrëzisht i dashuruar me klubin e tij. Ai është fansi i parë!

9 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
Daniele de Rossi i dashuruar çmendurisht pas verdhekuqve: “Do

ITALI - Ai është ulur në pankinën e Romës që nga 16 janari 2024, por më parë ishte në fushë dhe ish-lojtari performoi për të. Ai iu bashkua Boca Juniors për të përfunduar karrierën e tij si lojtar në vitin 2020.

Ndryshe, që nga viti 2002, kur u transferua te profesionistët me klubin e ‘Ulkonjës’, de Rossi nuk i tradhtoi kurrë deri në vitin 2019! Tekniku tashmë 40-vjeçar është pothuajse marrëzisht i dashuruar me klubin e tij dhe nuk e ka fshehur këtë!

Ish-lojtari dhe tani trajner i klubit kryeqytetas romak deklaroi gjithë dashurinë e tij për klubin ku u rrit: “Pasionet e mia janë futbolli dhe Roma! Nëse nuk do të isha lojtar, do të udhëtoja 10 orë me makinën time për t'i mbështetur ata. Askush nuk do ta dojë Romën kurrë më shumë se unë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll