Politike

Investigimi i Rai 3/ "Rama nuk takon askënd që s'ka lidhje me drogën", Balliu: SPAK duhet të vepronte pas emisionit

Balliu theksoi se se pas emisionit, ku flitet se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë takuar eksponentë të krimit, SPAK duhet të vepronte e madje mund të arresonte kreun e qeverisë.

8 Qershor 2024, 18:27 Nga r.ll
Investigimi i Rai 3/ "Rama nuk takon askënd që s'ka lidhje
klevis balliu

TIRANË- Shefi i Organizimit në Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar investigimin e televizionit italian RAI3 për Shqipërinë.

Balliu theksoi se se pas emisionit, ku flitet se kryeministri shqiptar Edi Rama mund të ketë takuar eksponentë të krimit, SPAK duhet të vepronte e madje mund të arresonte kreun e qeverisë. Sipas Balliut, kryeministri Rama nuk takon askënd që nuk ka lidhje me drogën.

“Tani nuk po bën akuza opozita, por po e bën RAI3. RAI3 nuk është TV privat, është shtetëror e nuk mund të lobohet. SPAK duhet të arrestonte Ramën pas investigimit. Rama tha se ka pritur Luftar Hysën për një licensë kazinoje. Edhe Luftar Hysa tha që e ka takuar. Pse kryeministri duhet të japë licensa kazinoje. Prova që krimi është bërë është fakti që kazinoja është ngritur.

Luftar Hysa është një njeri i certifikuar si njeri që ka pastruar paratë e drogës. Rama nuk takon asnjë njeri që s’ka lidhje me drogën, është kriter në qeverinë e Ramës që të kesh lidhje me drogën, Tahiri kishte lidhje me trafikantë, Arben Ahmetaj. Mua më dhemb shumë gjendja e vendit tim sesa çfarë thotë Edi Rama. Vetëm Rama na dilka i pastër, ndërkohë që dihet se kriminelët me kriminelët do të rrinë”, u shpreh Balliu.

klevis balliu edi rama investigimi i rai3 spak

Sondazh

Poll