Politike

Sulmi ndaj kryeministres së Danimarkës, Meta: Dënoj ashpër agresionin! I uroj Frederiksen, shërim të shpejtë dhe të plotë

Ai shpreh solidaritet të plotë me kryeministren daneze, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

8 Qershor 2024, 17:20 Nga r.ll
Sulmi ndaj kryeministres së Danimarkës, Meta: Dënoj ashpër
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reguar për sulmin që iu bë kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen. Përmes një postimi në "X", Meta shkruan se dënon ashpër sulmin fizik ndaj Frederksen. Ai shpreh solidaritet të plotë me kryeministren daneze, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

POSTIMI I PLOTË: 

Dënoj ashpër agresionin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen! Duke shprehur solidaritetin më të zjarrtë me të dhe autoritetet e këtij vendi mik të Shqipërisë, i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë! 

Kryeministrja Mette Frederiksen u sulmua të premten nga një burrë danez, identiteti i të cilit nuk u bë publik për sigurinë e tij personale. Liderja e qeverisë daneze është në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse e tronditur nga sulmi. Sipas autoriteteve në Kopenhagen nuk ka indicie që sulmi tëketë qenëi motivuar politikisht. 

Zyra e Frederiksen tha se pjesëmarrja e planifikuar e Frederiksen në ngjarjet të shtunën në Herlev, Rødovre, Roskilde, Holbæk dhe Slagelse është anuluar. Autori i sulmit u arrestua, ndërsa raportohet se do të mbahet në paraburgim të paktën deri më 20 qershor. 

Sulmi erdhi pak përpara se danezët të shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të dielën, në një kohë tensionesh të rritura pas një vale sulmesh ndaj politikanëve në të gjithë Evropën. Partia Social Demokrate e Frederiksen është përpara në sondazhet e fundit përpara zgjedhjeve të së dielës.

ilir meta mette frederiksen

Sondazh

Poll