Politike

"S’ka punuar vetëm, ka mbështetje në nivele të larta", Salianji: Pse nuk shkarkohet drejtori i Policisë që vodhi TIMS?

Sipas Salianji, rasti i drejtorit të IT-së, që është në arrest shtëpie për shkak të kopjimit të paautorizuar të sistemit në gusht 2023, tregon sesa ai s’ka vepruar i vetëm dhe se lidhjet e tij janë shumë më lart sesa duken.

7 Qershor 2024, 22:25 Nga M.B
"S’ka punuar vetëm, ka mbështetje në nivele të
Ervin Salianji

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili është dhe kryetar Komisionin Hetimor për TIMS, thotë se është verifikuar çdo akuzë e bërë nga opozita në lidhje ndërhyrjen e paligjshme në sistemin e të dhënave. Sipas Salianji, rasti i drejtorit të IT-së, që është në arrest shtëpie për shkak të kopjimit të paautorizuar të sistemit në gusht 2023, tregon sesa ai s’ka vepruar i vetëm dhe se lidhjet e tij janë shumë më lart sesa duken. 

“Ka një standard të dyfishtë, sepse kur një polic kryen paligjshëmri, përjashtohet menjëherë, ndërsa për këtë rast, pavarësisht se ka shkelje, është ende në detyrë, me masën pezullim të kërkuar nga prokuroria. Ai ka patur një pezullim vjet, kur Policia u njoftua për ndërhyrjen e paautorizuar të drejtorit në sistemin TIMS, por u rikthye sërish në detyrë. Pra, nuk është punë e një personi, por ka një vullnet më të madh politik. Kemi dyshimin e arsyeshëm se kemi të bëjmë me grup të strukturuar, që shkon deri në nivelet më të larta të drejtimit politik dhe zyrtar të Policisë së Shtetit” tha Salianji për RTSH. 

Gjatë pyetjeve drejtuar Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë pse drejtori i IT nuk është shkarkuar ende, Salianji tha se nuk kishte marrë një përgjgije bindëse. Sipas tij ata nuk duhet ta kenë fuqinë për ta shkarkuar.

“Sot e kësaj dite, PS përmend një rast të qeverisë Berisha, kur Drejtori i Tatimeve atëherë mbahej në arrest shtëpie nga drejtësia dhe nuk shkarkohej nga qeveria. Tani, ka jo vetëm 10 muaj që është kapur në shkelje Drejtori i IT-së së Policisë së Shtetit, por ka masë sigurie dhe ai është ende drejtor. Përgjigja e autoriteteve më të larta politike dhe policore është se do të lënë të përfundojnë hetimet, pastaj do të vendosin. Por ata që në nisje të emërimeve kanë bërë një mal me paligjshmëri në emërim”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll