Politike

"Bashkia e Tiranës është në vdekje klinike", Alimehmeti: Askush nuk guxon të firmosi projekte, kanë frikë arrestimin

Sipas tij kryebashkiaku Erion Veliaj me grupin e tij nuk janë për ta qeverisur Tiranë, por për ta vjedhur përmes ligjeve të qeverisë. 

8 Qershor 2024, 16:55 Nga r.ll
"Bashkia e Tiranës është në vdekje klinike",
ilir alimehmeti

TIRANË- Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën që sipas tij ka mbërthyer kohët e fundit institucionin. 

Alimehmeti është shprehur se sot në bashki askush nuk guxon të hedhë firma në projekte pasi ekziston frika se mund të arrestohen. Sipas tij kryebashkiaku Erion Veliaj me grupin e tij nuk janë për ta qeverisur Tiranë, por për ta vjedhur përmes ligjeve të qeverisë. 

"Minimalisht ajo që është në sytë e të gjithëve kanë kaluar më pak se nj vit nga zgjedhjet dhe mund të shihni fare mirë të keni një opozitë aktive pavarësisht sulmeve të paprecedenta. Kryefjala tani është vjedhja në bashkinë e Tiranës që janë dokumentuar më prova dhe fakte. Të gjithë shqiptarët po e shohin se si Veliaj po vjedh me drejtorët e vet.

Sot askush nuk guxon më të firmosë dhe arroganca me të cilën ishin mësuar ato tani kanë ndryshuar pasi frika ekziston në ambientet e bashkisë dhe ajo tani është në një vdekje klinike. Ka një frikë shumë të madhe nga institucionet ekzekutive për të hedhur firmat. Të gjithë projektorët tani janë përqëndruar te këta. Veliaj me grupin e tij nuk janë për të qeverisur Tiranën por për të vjedhur këtë qytet, e vetmja gjë që ecën është përmes ligjeve të qeverisë si ajo e përdorimit të pronave shtetërore për të ndërtuar kulla.", tha Alimehmeti për Syri TV.

ilir alimehmeti erion veliaj bashkia tirane

Sondazh

Poll