Sport

ZYRTARE/ NK Istra feston: Paolo Tramezzani mbetet trajner, arrihet rinovimi…

Paolo Tramezzani, ka qenë pjesë e stafit teknik të trajnerit De Biasi në Kombëtaren e Shqipërisë, edhe në finalet e Europianit “Francë 2016”

8 Qershor 2024, 17:28 Nga DOSJA
ZYRTARE/ NK Istra feston: Paolo Tramezzani mbetet trajner, arrihet

KROACI - Lajme që në Pula shpresonin se do të vinin. Dhe ja lajmi zyrtar: Paolo Tramezzani  mbetet edhe një vit në krye të NK Istria.

Njoftimi është zyrtarizuar nga klubi kroat pak kohë më parë me anë të një shënimi, ku saktësohet se trajneri 53-vjeçar italian do të drejtojë ekipin edhe në sezonin e ardhshëm 2024-25.

Trajneri, i cili tashmë kishte trajnuar në Kroaci në pankinën e Hajduk Splitit në vitin 2021, konfirmohet edhe një herë në krye të pankinës së Istrias.

Njoftimi për shtyp në kanalet zyrtare të klubit ishte: 

“Z. Paolo Tramezzani mbetet trajner i NK Istra 1961 edhe në sezonin 2024/2025! Jemi jashtëzakonisht të lumtur që zoti Tramezzani do të drejtojë skuadrën e seniorëve në sezonin e ri sportiv dhe presim fillimin e përgatitjeve më 1 korrik. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për bashkëpunimin dhe besimin e shkëlqyer.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NK Istra 1961 (@nkistra.1961)

Kujtojmë që trajneri Paolo Tramezzani, ka qenë pjesë e stafit teknik të trajnerit De Biasi në Kombëtaren e Shqipërisë, edhe në finalet e Europianit “Francë 2016”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2024, 16:32

Christensen nuk lëviz nga Barça...

SPANJE - Te Barcelona janë të bindur se Andreas Christensen do të qëndrojë me skuadrën e Barcelonës sezonin e ...