Sport

Simon Simoni, pas kuintave të Kombëtares…

Trajneri Sylvinho dorëzon listën e kuqezinjve në UEFA, në të mungon emri i portierit të ri Simon Simoni, por braziliani ka 'plane' të tjera për të në Gjermani

8 Qershor 2024, 16:00 Nga DOSJA
Simon Simoni, pas kuintave të Kombëtares…

AUSTRI - Miqësorja e djeshme e Shqipërisë ndaj Azerbajxhanit (3-1), përveç se ishte testi fundit i kuqezinjve përpara Europianit, ishte edhe sfida ku trajneri Silvinjo do të duhej të bënte dhe zgjedhjen finale për listën e 26 lojtarëve që do të regjistrohen në listën e UEFA-s për ‘aventurën’ europiane me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Mbrëmjen e djeshme trajneri brazilian ka bërë zgjedhjet e tij. Portieri talentuar Simon Simoni, që luan për Eintrakt Frankfurt, është lënë jashtë listës së dorëzuar në UEFA, mësohet se ai por do të jetë pjesë e grupit gjatë të gjithë “Euro 2024” duke zhvilluar stërvitje të plota me skuadrën sipas kërkesës së vetë stafit teknik.

Një sinjal i fortë ky nga trajneri brazilian i kuqezinjve Sylvinho, që tregon sesa beson te Simoni dhe të ardhmen e tij në portën e Kombëtares shqiptare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll