Sport

“Euro 2024”/ Barella pritet të mos luajë ndaj Shqipërisë, rikuperimi i tij duket i pamundur

Nicolo Barella është pjesë e listës prej 26 futbollistësh për Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, por një dëmtim i mesfushorit të Interit i ka shqetësuar jo pak te azzurrët.

8 Qershor 2024, 16:58 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Barella pritet të mos luajë ndaj

ITALI - Mjekët kanë dhënë garanci për rikuprimin, por këtë të shtunë Barella pritet të kryejë të tjera ekzaminime mjekësore, të cilat do të hedhin edhe më shumë dritë mbi ecurinë e riaftësimit të tij.

Optimizmi në kampin azzurr nuk është më aq i madh, teksa media italiane bën me dije se gjasat janë që Barella të mos jetë gati për ndeshjen e parë të Italisë, atë ndaj Shqipërisë më 15 qershor në Dortmund.

Për këtë është njoftuar edhe trajneri Spalletti, i cili gjatë këtyre ditëve ka nisur të mendojë për planin B, duke provuar shpesh në vendin e Barellës, mesfushorin tjetër të Interit, Davide Frattesi, por edhe futbollistin e Romës, Bryan Cristante.

Nicolo Barella është një nga pikat më të forta të Italisë dhe ishte titullar i padiskutueshëm edhe tre vite më parë, kur Italia triumfoi në Europianin e Anglisë. Mungesa e tij mund të komplikojë jo pak planet e Spallettit, që gjithsesi shpreson ta rikuperojë për ndeshjet e tjera të Europianit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2024, 16:32

Christensen nuk lëviz nga Barça...

SPANJE - Te Barcelona janë të bindur se Andreas Christensen do të qëndrojë me skuadrën e Barcelonës sezonin e ...