Aktualitet

Përplasi me motorr turisten nga Nepali, gjykata e Beratit cakton "arrest në shtëpi" për 20-vjeçarin, masa i komunikohet në spital

Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti.

8 Qershor 2024, 17:05 Nga r.ll
Përplasi me motorr turisten nga Nepali, gjykata e Beratit cakton
pamje nga aksidenti

BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 20-vjeçarin Emilio Zema. Ky i fundit para tre ditësh përplasi me motorr turisten 33-vjeçare nga Nepali. Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti.

Nga këqyrja e dinamikës së aksidentit, 20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja i ka prerë rrugën motorrit në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha dhe duke vlerësuar edhe dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të tij për vepren penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa,ka vlerësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Turistja e aksidentuar ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet jashtë rrezikut për jetën. 

emilio zema gjykata e beratit spitali i beratit

Sondazh

Poll