Aktualitet

Shakatë që degraduan në debat çuan në vrasjen e shqiptarit, kush ishte 61-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë nga italiani (EMRI+FOTO)

Ngjarja u përshkallëzua kur rreth 30 të afërm të viktimës tentuan të sulmojnë autorin. Megjithatë, karabinierët arritën të menaxhojnë situatën dhe të largojnë Stefani nga vendngjarja dhe ta çojnë në paraburgim.

8 Qershor 2024, 16:44 Nga r.ll
Shakatë që degraduan në debat çuan në vrasjen e
ilirjan minaj

ITALI - Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emilia, të Italisë. Ilirjan Minaj nga Korça u qëllua për vdekje me thikë nga italiani 41-vjeçar, Riccardo Stefani. 

Sipas mediave italiane Minaj kishte shkuar për të takuar mbesën e tij, por u përball me autorin e krimit në shkallët e pallatit, ku disa shaka të bëra nga italiani çuan në një debat të ashpër mes tyre.

Pas konfliktit verbal, Stefani u largua nga konflikti dhe u fut në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij. Më pas, Stefani, ka hapur derën me një thikë në dorë dhe e ka goditur Minajn në kraharor.

Ilrijan Minaj ka rënë tokë dhe nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja u përshkallëzua kur rreth 30 të afërm të viktimës tentuan të sulmojnë autorin. Megjithatë, karabinierët arritën të menaxhojnë situatën dhe të largojnë Stefani nga vendngjarja dhe ta çojnë në paraburgim. Minaj ishte shpërngulur në Bibbiano të Reggio-Emilias prej disa vitesh, ku jetonte aty me bashkëshorten dhe fëmijët.

ilirjan minaj vrasje ne itali riccardo stefani

Sondazh

Poll